Aksidenti tragjik me tre viktima në Fier/ Shkak dyshohet parakalimi i gabuar, arrestohet drejtuesi i “Opel-it”

10/06/2022 14:06
Foto ilustruese

Drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira” që u përfshi natën e kaluar në aksident me mjetin tip “Ford”, ku tre persona ndërruan jetë, është arrestuar këtë të premte.

Aksidenti shkaktoi tre viktima: punonjësi i FNSH-së Sokrat Lelaj; 54 vjeç gruaja e tij Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe dhe e ëma e saj, 78-vjeçarja Bylyre Salaj.

Viktimat, Sokrat dhe Fatbardha Lelaj

Në mjetin tip ‘Opel’ që drejtonte Gerti Skënderaj, 43-vjeçari nga Cakrani, ndodhej bashkëshortja dhe vajza e tyre 6 vjeçe, që ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë së Fierit, parakalimi i gabuar i automjetit që drejtohej nga Skënderaj, ka bërë që dy makinat të përplasen kokë më kokë. 43-vjeçari, që ndodhet në spital, do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Makinat u përplasën në fshatin “Buzëmadh”, në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Fier. Ende nuk dihen shkaqet, po goditja ka qenë aq e fortë, sa njëri prej mjeteve përfundoi në një arë poshtë rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA