Çmimi i naftës në Kosovë/ Qeveria ul normën e fitimit, tregtarët kërcënojnë me mbylljen e pikave të shitjes

09/06/2022 20:21

Nëpër pikat e shitjes me pakicë në Kosovë, nafta po shitet për një euro e tetëdhjetë e dy cent, çmim ky më i larti që nga marsi.

Luhatja e çmimit e ka shtyrë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësit e Tregtisë të marrë masa të reja.

Në emër të mbrojtjes së konsumatorëve kjo ministri ka propozuar kufizimin e fitimit në tre centë për shitësit me shumicë të naftës dhe për shitësit me pakicë dhjetë centë fitim.

Këtë propozim të Ministrisë së Tregtisë e kanë kundërshtuar Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Ata po kërkojnë uljen e akcizës dhe TVSH-së, ose edhe caktimin e marzhave të fitimit te shitësit me shumicë 3% dhe ata me pakicë 12%. Në të kundërtën, thonë që do të mbyllen të gjitha pikave të derivateve më Kosovë.

Megjithatë, kjo do të bëhet në rast se Qeveria nuk i përgjigjet një letre që i dorëzuan të enjten.

Në mars të këtij viti Ministria e Tregtisë caktoi marzhën e fitimit për tregtarët e naftës.

Për shitësit me pakicë fitimi do të ishte 6% dhe për shitësit me shumicë 4%. Me këtë vendim, u detyruan të gjithë tregtarët e naftës që 5% të produktit ta mbajnë rezervë për shkak të krizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA