Foto ilustruese

Një 32-vjeçar me iniciale G. M., banues në Fier është arrestuar pasi po drejtonte automjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur.

20-vjeçari me iniciale J. M., banues në Patos po drejtonte automjetin tip “Rover” pa leje drejtimi, për këtë arsye ai është arrestuar nga policia.

Shtetasi me iniciale Xh. B., banues në Kalenjë të Mallakastrës është arrestuar pasi ka goditur me sende të forta shtetasin me iniciale M. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa mbi autorin rëndon akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Top Channel