U denoncuan nga “Fiks Fare”/ Gjykata i jep arrest me burg dy inspektorëve në Lezhë dhe arrest shtëpie drejtorit të zonave të mbrojtura

06/06/2022 14:36

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy inspektorët inspektoret Armando Lleshaj dhe Toma Gjelaj, si dhe arrest shtëpie për drejtorin e Zonave të Mbrojtura Pjeter Toni.

Këta persona, pas denoncimit nga emisioni “Fiks Fare” janë hetuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lejuar tjetërsimin e pronave në lagunën e Kune Vainit si dhe hedhjen e inerteve.

Në emisionin “Fiks Fare”  në “Top Channel” u denoncua hedhja e inerteve në zonën e mbrojtur të Vainit, e cila po ndodhte prej disa javësh.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim njëri nga inspektorët Pashk Ndoka.

Top Channel