Ka humbur jetën ditën e sotme Ardi Daullxhiu, personazh i njohur në rrjete sociale pas thirrjeve që i bëri Bashkisë Durrës për t’i ndërtuar shtëpi.

Sipas burimeve policore, ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ai është ndjerë keq, teksa ushtronte aktivitetin e tij të zakonshëm, pranë tregut ku shiste fara.

Ka nxituar të shkojë në spital me një biçikletë, por nuk ia ka dalë dot dhe është rrëzuar në tokë sapo ka hyrë në territorin e spitalit të Durrësit, pranë shërbimit të urgjencës.

Top Channel