Flakët kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Repsit në Mirditë.

Një sipërfaqe prej 5 hektarësh me pisha në fshatin Mashterkor është përfshirë nga flakët. Zjarri po djeg pemët në një masiv pyjor, ndërkohë që rrezikohen dhe banesat aty pranë.

Ndërhyrja është e vështirë dhe zjarrfikësit po punojnë vetëm me mjete rrethanore në terren.

Me rritjet e temperaturave, disa vatra zjarri janë shfaqur në zona të ndryshme të vendit, më e rënda ajo në ishullin e Sazanit, ku flakët po djegin pisha shekullore dhe pemë të tjera, për të tretën ditë radhazi. Nga pamjet që janë marrë nga qyteti i Vlorës e ishulli është i rrethuar nga një mjegull tymi dhe duken qartë vatra zjarri që janë aktive.

Top Channel