Lejuan tjetërsimin e pronave në “Kune Vajin”, mbërrijnë në Gjykatën e Lezhës dy inspektorët

06/06/2022 12:27
Foto ilustruese

Mbërrijnë në gjykatën e Lezhës 2 inspektorët Tom Gjelaj dhe Armando Lleshaj të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar tjetërsimin e pronave në lagunën e Kune Vainit si dhe hedhjen e inerteve.

Gjithashtu akuzohet dhe drejtori i zonave te mbrojtura Pjeter Toni, i cili pritet ta mësoje masën e sigurisë nga spitali rajonal i Lezhës, pasi ka pasur probleme shëndetësore që prej ditës së premte.

Burime bëjnë me dije se nën hetim janë dhe persona të tjerë që janë përfshire në tjetersimin e pronave.

Hetimet nisën pasi në emisionin investigativ në Top Channel, “Fiks Fare” u denoncua hedhja e inerteve në zonën e mbrojtur të Vainit, e cila po ndodhte prej disa javësh.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë ”Arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë, pas një hetimi disa javor, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.

Top Channel