
Policia ka vijuar punën për parandalimin e rreziqeve që mund të vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Përgjatë një jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht 28 persona, për shkelje të ndryshme rregullash.
Janë ndëshkuar me masë administrative 999 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë lëvizjes.
Mosvendosja e rripit të sigurimit ka sjellë ndëshkimin e 507 drejtues mjetesh.
Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1679 drejtues mjetesh.
82 leje drejtimi janë pezulluar pasi po përdornin mjetin e tyre nën efektin e alkoolit dhe po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë vendosur edhe 648 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Janë hequr 4 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.
Top Channel