Humb kontrollin e motorit dhe rrëzohet, përfundon në spital 22-vjeçari

06/06/2022 17:52
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar me iniciale A. S., banues në Shëndëlli të Konispolit ka humbur kontrollin teksa drejtonte motorin dhe është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çukë-Konsipol, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel