Fushë Krujë/ Krehja e zonës për gjetjen e autorit të plagosjes, gjendet një ‘shtëpi kanabisi‘

06/06/2022 20:24

Një “shtëpi kanabis” është gjetur gjatë krehjes së zonës për të gjetur autorin 44-vjeçar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Blerim Selaci plagosi me armë në këmbë Lufti Kupën gjatë një konflikti për arsye banale.

Fushë Krujë

Vijon krehja e zonës dhe kontrolli i ambienteve, ku dyshohet se mund të fshihet autori i plagosjes së 62-vjeçarit . Zbulohet një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu, gjendet dhe sekuestrohet arma e krimit me të cilën 44-vjeçari dyshohet se plagosi në këmbë, 62-vjeçarin. Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, 44-vjeçarit B. S., shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.  Gjatë kontrollit u sekuestruan bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. Vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës, ndërkohë grupi hetimor, nën drejtim e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel