Era e fortë rrëzon lisin në Kosovë, humb jetën 30-vjeçari, një tjetër plagoset
06/06/2022 15:59
Një person ka ndërruar jetë pasi një lis është rrëzuar në lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Era e fortë e kësaj pasditeje ka rrëzuar një lis që ka zënë dy persona.
Nga policia kanë njoftuar se një person rreth 30 vjeç ka vdekur ndërkohë që një grua ka marrë lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.
Top Channel