
Një 27-vjeçare e shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë.
Monika Shaqiri akuzohej për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sunday”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetases:
– Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banues në Tiranë.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel