Vuante nga problemet e shëndetit mendor, kërkohet prej ditësh 33-vjeçari në Lushnje

05/06/2022 14:19
Foto ilustruese

Këtë të dielë është bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë së Lushnjes, nga 40-vjeçarja me iniciale  A. P., për largimin e kunati i saj, 33-vjeçarin me iniciale E. P., nga banesa e tyre në fshatin Arrëz.

33-vjeçari vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe është larguar nga banesa e tij, në datën 02.06.2022 dhe nuk është kthyer më.  Vijon puna për gjetjen e qytetarit.

Top Channel