Vepra të ndryshme penale/ Një person i arrestuar dhe një i proceduar penalisht në Pogradec

05/06/2022 12:37
Foto ilustruese

Një 32-vjeçar me iniciale A. H., banues në fshatin Dardhas të  Pogradecit  është arrestuar, pasi po drejtonte mjetin tip “Nissan” pa targa në afërsi të kësaj zone. Mbi të rëndon akuza e “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Një 44-vjeçar me iniciale L. K., banues në fshatin Shqitas, Maliq është proceduar penalisht, pasi po transportonte m³ lëndë drusore pa leje, me kamionin tip “Benz”, në fshatin Grunjas, Pogradec. Mbi të rëndon akuza e “Prerjes së paligjshme të pyjeve”.

Një sasi lekësh janë vjedhur në banesën e 61-vjeçares me iniciale N. P., më 4 qershor të këtij viti, në fshatin Bulgarec të Korçës. Policia po punon për identifikimin e dhe kapjen e e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel