Vepra të ndryshme penale, arrestohet një person në Elbasan dhe ndiqen penalisht 3 të tjerë

05/06/2022 10:34
Foto ilustruese

Një shtetas me inicialet I. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases  A. D., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisaristit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit:

-E. Q., 20 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 radio si ato të Policisë;

-I. S., banues në fshatin Tërbaç, Elbasan, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. Gj.;

-Dh. B., 59 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kostatua duke kryer punime ndërtimi pa leje;

Në Komisariatin e Policisë Gramsh ka bërë kallëzim shtetasja I. B., 47 vjeçe, banuese në fshatin Pishaj, Gramsh, se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi G. B., 51 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel