“Mbledhja e mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor”/ Rama: Pastrimi është civilizim

05/06/2022 14:57

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Tiranë janë vendosur kazanë të rinj nëntokësorë që nuk ndotin ambientin dhe i hapin rrugë ndarjes së mbetjeve.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”

Top Channel