Dhunë dhe mosrespektim i rregullave të drejtimit, gjashtë persona në pranga

05/06/2022 14:19
Foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. H., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin A. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. V., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

– I. Zh., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– Sh. Z., 46 vjeç, S. H., 53 vjeç, E. F., 43 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel