“Bileta” e fundit për në Katar 2022, formacionet zyrtare të Uells-Ukrainë

05/06/2022 17:53

Botërori “Katar 2022” do të luhet në nëntor dhe tashmë ka mbetur vetëm një “biletë”, që kërkohet nga Uellsi dhe Ukraina, me dy skuadrat që do përballen sot në orën 18:00.

Kjo ndeshje ishte planifikuar që të luhej në fund të marsit, por që u shty për shkak të nisjes së luftës nga Rusia në Ukrainë.

Tashmë këto dy skuadra do të përballen për të vendosur se cila prej tyre do të kaloj në raundin final të Kupës së Botës.

E ndërsa na ndajnë edhe disa minuta nga startimi i kësaj përballje, trajnerët Page dhe Petrakov kanë zgjedhur edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Uellsi: Hennessey, Williams, Rodon, Davies, Roberts, Ampadu, Ramsey, Allen, James, Bale, Moore.

Trajneri: Rob Page

Ukraina: Bushchan, Mykolenko, Matviienko, Zabarny, Karavaev, Stepanenko, Tsygankov, Zinchenko, Malinovsky, Yarmolenko, Yaremchuk.

Trajneri: Oleksndr Petrakov/ SuperSport

Top Channel