Merr flakë nënstacioni elektrik në Patos, disa zona pa energji elektrike

04/06/2022 22:41

Merr flakë nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër.

Nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune.

Si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur pa energji elektrike zona si Margëllici, Ruzhdija, Siqeca e Drenija. Situata është bërë e vështirë edhe për forcat zjarrfikëse të Patosit, pasi herë pas hëre në nënstacion ka pasur rrymë elektrike.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.

Top Channel