“I bëra vetë të gjitha, a thua se RTSH…”/ Rrëfimi i sinqertë i Gentit për problemet në Eurovizion

04/06/2022 22:00

Kantautori Eugent Bushpepa ka rrëfyer sonte në “A live Night” të pathënat nga konkurimi i tij në spektaklin e madh të Eurovizion në vitin 2018 me këngën “Mall”.

Bushpepa tha se për të ishte periudhë stresuese, pas ii është dashur të merrte jo vetëm me këngën, ka bërë edhe rolin e skenografit, por jo vetëm.

Sidoqoftë, Eurovizioni për Bushpepën është pika kulmore e artit të tij të suksesshëm.

Eurovizioni ka qenë një periudhë goxha stresuese për mua të them të drejtën. Për mua si Gent, se për pjesëtarët e tjerë ka qenë një periudhë shumë e bukur. Isha gjatë gjithë kohës me intervista, mbështetësja ishte me pikatore, goxha e vogël. Më është dashur të bëj skenografin, vendosjen e pjestarëve të grupit vetë në skenë, ku do vendoset kitarist, kur do ndizen dritat blu, dritat e kuqe, a thua se nuk kishte skenograv, as desginer RTSH. Më është dashur të merrem nga A deri te Zh me të gjitha gjërat duke qenë se edhe kënga ishte e imja. Mendoj se ishte pikë kulmore e artit tim, është një ndër pikat që unë jam krenar”, tha Bushpepa.

Bushpepa me këngën “Mall” përfundoi në vendin e 11-të në finale e 4 viteve më parë me 184 pikë, duke i dhënë Shqipërisë rezultatin e tretë më të mirë në këtë garë që nga debutimi i saj. Performanca e Eugentit në gjysmëfinale ka afro 2 milion klikime, teksa videoklipi zyrtar i ‘Mall’ ka 1,5 milion klikime.

Top Channel