Gjendet një trup i pajetë gruaje në Tropojë, nuk konstatohen shenja dhune

04/06/2022 20:13

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë.

Bëhet me dije se trupi i përket një shtetaseje me inicialet Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel