“Detajizmi më ka vrarë…”/ Eugen Bushpepa rrëfen të pathënat e karrierës së tij

04/06/2022 22:53

Kantautori Eugen Bushpepa, përveç anës së suksesshme që ne i kemi parë, ka pafund kritika për veten e tij.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “A live nigt”, Bushpepa tha se e ka lënë kohën të rrjedhë pa i shprehur të gjitha dhe ndonjëherë, detajizmi i tepërt në projektet muzikore, e ka “vrarë” atë, duke mos i lejuar këngët të arrijnë ayy ku ai donte.

Unë jam shumë i pasigurt si person dhe jam shumë i lumtur për këtë sepse më ka ndihmuar të ecë përpara. Gjithmonë kërkoj më tepër nga vetvetja, asnjë nuk ngopem së kërkuari nga vetvetja dhe kjo mbase vjen nga besimi i ulet tek vetja dhe pasigurive. Të qenurit vurnerabël para publikut më ka bërë të jap më tepër nga vetja dhe të rritem profesionalisht. Kritika ndaj vetes ka pafund. E para, kam lënë kohën të rrjedhë pa e shprehur atë që kam brenda vetes, pa dhënë maksimumin tim. Kam qenë detajist, këngët ekspozoheshin prekeshin dhe nuk arrinin dot të shkonin maksimumin tim dhe kjo më ka bërë të jem më i tërhequr me këngët e mia publikisht. Detajizmi më ka vrarë nga ana e karrierë dhe ana artistike”, tha këngëtari në “A live night”.

Top Channel