Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e plazhit, në aksin “Ura e Dajlanit -Plepa”.

Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga “Top Channel”,  një automjet tip “Ford” është përmbysur si pasojë e aksidentit dhe nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Top Channel