Lufta për biletat e BTS kthehet në makth, fansat humbin mijëra dollarë nga mashtrimet online
Moderatorja Megi Pojani, duket se nuk shqetësohet aspak për komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale, pas fotove shpesh provokuese që ajo poston.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” nën moderimin e vëllezërve Veshaj, Pojani tha se nuk e ndien presionin e gjykimit, por vlerëson në maksimum feminitetin e saj dhe të qenurit vajzë.
Donaldi: Meg, nëse futesh në rrjetet e tua sociale, shikon shumë video dhe foto provokuese, në sensin që për vajzat dhe gratë në Shqipëri, duken pak provokuese, të bezdisin komentet
Romeo: Si duken për meshkujt, që rrinë aty, ngecin tek Megi
Donaldi: Duken içik provokuese
Megi: Nuk më bezdisin fare
Donaldi: A ndihesh e gjykuar nga komentet
Megi: E gjykuar jam, por nuk e kam presionin e të ndjerit e gjykuar, por e di që gjykohem
Donaldi: Ngaqë je e pacipë?
Megi: Mbase, por më pëlqen të jem e pacipë dhe të shijoj feminitetin tim. Të jesh grua është fat dhe privilegj shumë i madh.
Top Channel