Vrasësi masiv në spitalin e Oklahoma kishte si objektiv doktorin që e kishte operuar – policia (fotot)

02/06/2022 21:54

Vrasësi mizor me automatik dhe pistoletë që la katër të vdekur në një ndërtesë mjekësore dje në Oklahoma kërkonte doktorin që e kishte operuar, “si dhe këdo tjetër që i dilte përpara,” thanë sot autoritetet në SHBA.

Sulmuesi i identifikuar si Michael Louis, hapi zjarr mbrëmë në zyrën ortopedike të spitalit Saint Francis në qytezën e Tulsa, tha sot kreu i policisë Wendell Franklin për gazetarët, në atë që duket se ka qenë vetëm një hakmarrje për një trajtim të pakënaqshëm mjekësor.

Louis kishte qenë në spital më 19 maj për një ndërhyrje në kurriz, e cila u krye nga Dr. Preston Phillips, dhe kishte dalë nga spitali më 24 maj, tha Franklin, i cituar nga mediat amerikane.

Louis kishte telefonuar disa herë për t’u ankuar për dhimbje dhe kishte kërkuar trajtim shtesë. Ai ishte takuar të martën me Phillips dhe kishte telefonuar përsëri të mërkurën për të kërkuar ndihmë, njoftonte komandanti Franklin.

Ai shtonte se nuk është ende e qartë se çfarë ‘trajtimi shtesë’ Louis kërkonte.

Faqja e internetit të spitalit Saint Francis identifikon Phillips si kirurg ortoped i specializuar në kirurgjitë e shtyllës kurrizore dhe rindërtimit e kyçeve.

Vetëm një orë para serisë së vrasjeve, Louis kishte blerë automatikun AR-15 nga një dyqan lokal si dhe pistoletën automatike në një dyqan pengjesh.

Policia kishte rekuperuar dhjetra gëzhoja nga skena e të shtënave, si dhe një letër të shkruar nga Louis që bënte të qartë se donte të vriste Phillips dhe “këdo që tentonte ta pengonte” pas kirurgjisë që e kishte lënë në dhimbje, tha Franklin.

“Ai fajësonte Dr. Phillips për dhimbjen e vazhdueshme pas kirurgjisë,” shtoi Franklin.

Përveç Phillips, Franklin identifikoi viktimat e sulmit të së mërkurës si Dr. Stephanie J. Husen, recepsionistja Amanda Green dhe pacienti William Love.

“Dhe në fakt ata kishin tentuar të ndalonin Louis në misionin e tij personal të hakmarrjes, prandaj hapi zjarr ndaj kujtdo që i dilte përpara,” tha kreu i policisë së Tulsa.

Pas masakrës Louis vrau veten, thanë autoritetet.

Ai kishte hyrë në klinikë nga një parking në katin e dytë, pasi kishte parkuar aty më parë gjatë trajtimit të tij”, tha  Franklin said.

Policia kishte ardhur në kampusin spitalor disa minuta pas njoftimit për një sulmues aktiv. Ata kishin dëgjuar të shtënat që vinin nga kati i dytë ku dhe kishin gjetur më pas katër viktimat së bashku me sulmuesin e vdekur.

Spitali Saint Francis tha dje se po mbante zi për humbjen e “katër anëtarëve të familjes” por nuk i identifikoi viktimat.

Ata shtonin sot se emërimet në klinikën ortopedike “do të jenë të mbyllura deri në një njoftim të mëvonshëm”.

Sulmi i të mërkurën ishte i 233-të i këtij lloji në SHBA, sipas llogaritjeve të grupit Gun Violence Archive.

Një javë më herët një 18-vjeçar vrau 19 nxënës dhe dy mësues në një shkollë fillore në Uvalde, Texas.

Flamurët në Oklahoma do të ngrihen në gjysmë shtizë për katër ditë, thanë zyrtarët.

FOTO GALERI
1/7
Sulmuesi i identifikuar si Michael Louis, hapi zjarr mbrëmë në zyrën ortopedike të spitalit Saint Francis në qytezën e Tulsa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA