Muzikë nga garda mbretërore! Banda frymore e Norvegjisë luajti në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit

02/06/2022 15:30

Garda Mbretërore e Norvegjisë, në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përformuan dje në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë, i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili  theksoi se prezenca e Gardës së Norvegjisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërmjet 1000 eventeve që po zhvillohen në kuadër të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë.

“Ky është një privilegj për qytetin tonë. Turi i Madhërisë së Tij, Mbretit Haraldi i V, në Shkup, Podgoricë, Zagreb dhe po ashtu në Tiranë, është një manifestim i solidaritetit të Norvegjisë me europianët juglindorë, aleatë, miq, vende anëtare të NATO-s, mbart një simbolikë dhe jep një mesazh të rëndësishëm. Sikurse ka thënë edhe Presidenti Kenedi: Gjeografia na ka bërë fqinjë, historia na ka bërë miq, ekonomia na ka bërë partnerë dhe domosdoshmëria na ka bërë aleatë. Ata që natyra i ka bërë bashkë, mos pastë njeri që t’i ndajë”.-tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha  mesazhin se paqja nuk është e mirëqenë, ndaj duhet punuar shumë për ta ruajtur atë.

“Është një bekim për vendet tona që gjenden në Europë e që të gjendemi mes vendesh që e dinë që nëpërmjet NATO-s, që është aleanca më e madhe mbrojtëse, një sistem mbrojtës epik, ku të gjithë shtetet janë të gatshme për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur njëri-tjetrin. Kjo histori që po ndodh gjatë kësaj kohe në Ukrainë, është përshkallëzuar në një mënyrë dramatike, duke parë botën në anën tjetër të Europës, do na bënte të thoshim që asnjë vend nuk është i aftë të shohë dhe vlerësojë vlerat e fqinjësisë së mirë”.-tha Veliaj

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e konsideroi këtë aktivitet vijimin e një raporti shumë të mirë që Shqipëria dhe Norvegjia kanë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA