Del nga rruga “Audi” në Sarandë, lëndohet drejtuesi dhe pasagjerët, mes tyre një i mitur

02/06/2022 16:20
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Sarandë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 në lagjen nr.13, ku mjeti tip “Audi”, me drejtues L. R., 57 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, L. R., 54 vjeçe, P. R., 31 vjeçe, si dhe një i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel