Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi në vitin 1997 tentoi të vriste një person.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë Fier, strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas hetimeve u dokumentua ligjërisht ngjarja e ndodhur në datën 24.06.1997, në Fier, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi K. Xh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen e shtetasit R. M., autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila i  vendosi 49-vjeçarit banues në Mbrostar Ura, Fier, masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

Top Channel