Shtëpitë muze të Shkodrës/ Pas shtëpisë “Luigj Gurakuqi” edhe shtëpia 300 vjeçare e Pashko Vasës rrezikon shembjen

01/06/2022 15:53

Pas shembjes së shtëpisë muze të “Luigj Gurakuqit” dhe degradimit të shumë të tjerave, një tjetër monument kulture i rëndësisë së veçantë në Shkodër, siç është shtëpia 300 vjeçare e Pashko Vasës po rrezikon të zhduket.

Rajmonda është e moshuara e cila kujdeset e vetme për banesën e rilindasit. Ajo na tregon se dy investime janë bërë vitet e fundit por punimet pa cilësi, kanë sjellë më shumë probleme.

Derisa të ndihmohet nga ministria, në hyrje të shtëpisë-muze, ajo vendos të ndryshojë emërtimin e pllakatës.

Top Channel