Heqja e qeseve plastike u propozua si nismë nga ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në vitin 2019.

“Për ta bërë Shqipërinë të parën vend në Europian pa qese plastike në vitin 2020. Kemi zgjedh datën 1 qershor Ditën Ndërkombëtarë të Fëmijëve”, tha Blendi Klosi në vitin 2019.

Idea që Shqipëria mund të ishte vendi i parë në Europë pa qese plastike u mbështet edhe nga kryeministri, Edi Rama.

“Qeset plastike janë kthyer në makth. Prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual në Shqipëri do të sanksionohet  me zero tolerancë. Mesazhi im për industrinë që sot prodhojnë qese plastike, mos kërkoni asnjë lëshim nga kjo qeveri. Keni 9 muaj kohë për të adoptuar linjën e re të prodhimit”, tha Edi Rama në vitin 2019.

Por nisma “ Qesja e Fundit”, nuk u përqafua nga industria e plastikës. Nga një qershori i këtij viti në treg nuk do të ketë më qesë plastike një përdorimshe.

“Ndryshime ligjore kanë përcaktuar cilat qese do të përdoren dhe cilat qese nuk do të përdoren. Pra nuk hiqen të gjitha qeset nga përdorimi, po hiqen nga përdorimi qeset e specifikuara si qeser mbajtëse apo transportuese të specifikuara si të lehta dhe të vogla, që janë nën 70 mikron”, u shpreh Inxhinieri i Mjedisit, Edlir Vokopola.

Këto janë qeset që duhet të përdoren në vazhdim, por tregtarët ankohen.

“Unë dua jua tregoj, kjo quhet e vogla ndërsa kjo e madhja. Ndërkohë që unë per mallin që tregtoj mund të shes edhe 300 gram . Si mund të hedh këtë mal në nje qese që më kushton 90 lekë ose 9 lekë një klienti ndërkohë që unë nuk fitoj asgjë. Të paktën të përgjysmohet formati”.

Një qershori nuk ishte dita që ndalon qeset plastike, sepse ato do vijojnë të jenë në qarkullim. Ndryshimi në fakt ndodhi vetëm tek kompanitë që prodhojnë qeset.

Ato që nuk e kanë teknologjinë për të prodhuar qeset e kërkuara do të dalin nga tregu. Në total janë 26 kompani që prodhojnë qeset që shikojmë çdo ditë.

Pas një qershorit shumë prej tyre duhet të ndalojnë punën, ndërsa ato që mbeten dhe që kanë pasur mundësi më të mëdha financiare, do të kontrollojnë të gjithë tregun e qeseve plastike që duhet thënë se është shumë fitimprurës për shkak të konsumit të lartë.

Top Channel