Një i ri nga fshati Kullë është arrestuar në flagrancë teksa po lëvizte me katër kallëpe tritol me qëllim shitjen e tyre.

Policia vendore njoftoi parandalimin dhe goditjen e tentativës për të shitur lëndë eksplozive tritol në territorin e bashkisë Durrës, si dhe sekuestrimin e 4 kallëpeve tritol me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.

Poseduesi i tritolit u kap duke transportuar lëndën eksplozive nga shërbimet e stacionit të policisë Manëz, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës. Operacioni i koduar ”Kulla” u ndërmor në bazë të disa informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë eksplozive.

Në flagrancë u arrestua shtetasi R. K., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë. Ai u kap në aksin rrugor Sukth – Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë një kilogram.

Hetimet e mëtejshme do të kryhen nga prokuroria e Durrësit për  “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, ndërsa pritet

Zbardhja e plotë e këtij rasti. Përveç hetimit për përfshirjen  ose jo në ngjarje të tjera kriminale të 19-vjeçarit po hetohet dhe për personat e tjerë te përfshirë në tregun e paligjshëm të tregtimit të eksplozivëve dhe përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Top Channel