“Molla e artë” për piratët janë eventet e rëndësishme live, kryesisht ato sportive, për të cilat kompanitë serioze shpenzojnë miliona euro për të drejtën e transmetimit dhe shpërndarjes.

Duke qenë se këtu qëndron edhe abuzimi më i madh, ne u fokusuam në investigimin tonë për të parë konkretisht se si vidhen transmetimet sportive me interes deri edhe global.

Ne ngritëm një rrjet bashkëpunëtorësh në rrethe dhe monitoruam në kohë reale

transmetimin e ndeshjes finale të Europa League në datë 18 maj mes Eintrahtit të Frankfurtit dhe Rejnxhërsit. Për këtë event, të drejtën ekskluzive të transmetimit brenda territorit të republikës së Shqipërisë e kishte kompania Dixhitalb.

Nga ky monitorim rezulton se një pjesë e madhe e operatorëve kabllorë, pavarësisht faktit nëse kanë apo jo kontratë me Digitalb, e kanë “vjedhur” këtë event duke e transmetuar pa autorizim.

Më konkretisht subjekti “APT” në Sarandë, megjithëse ka një kontratë me Digitalb për një buqetë kanalesh, nuk ka një kontratë për trasmetimin e eventeve sportive. Megjithatë ky Tv Kabllor e ka transmetuar nëpërmjet kanalit grek ERT1.

Subjekti gjen si justifikim faktin se e ka transmetuar eventin përmes kanalit grek, dhe jo Supersortit. Por, ligji kur përcakton ekskluzivitetin e transmetimit për Digitalb brenda Shqipërisë, përcakton qartë se kabllorët nuk duhet të transmetojnë përmes kanaleve të huaja të njëjtin event. Pra, kjo është një shkelje e hapur që rëndon Digitalb në rastin konkret, ashtu siç mund të penalizohen kompani të tjera legale për evente të tjera. Kur ne ia bëmë me dije këto parashikime ligjore, administrator I kompanisë gjeti një justifikim të çuditshëm, në kufijtë e qesharakes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA