I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, Orges Bilbili kërkon pafajësi nga Apeli

01/06/2022 10:43

Orges Bilbili, i dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, kërkon pafajësi nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në apelimin e dorëzuar në Apel, avokati Detar Hysi pretendon se dënimi i Bilbilit është bërë në mungesë të provave shkencore dhe me prova të manipuluara në kundërshtim me ligjin.

Bilbili dhe Anterio Kaloshi u shpallën fajtorë nga gjykata për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave.

Ndërkohë ai mori pafajësi për dyshimet se ishte përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit.

Top Channel