Emri/ Përfitonte para përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, në pranga 30-vjeçarja nga Berati

01/06/2022 11:30
Foto ilustruese

Një 30-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi  përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Përmes operacionit policor të koduar “Promise” ra në pranga Veriana Gega, banuese në Berat e akzuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Ajo dyshohet se ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ajo, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në vend.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Top Channel