Rruga “Alajdin Frashëri” pjesë e Unazës Lindore Loti 2 do të asfaltohet dhe për pasojë do të ketë devijim të rrugës.

Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.

Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të bëhet në drejtim të Unazës.

Më poshtë është skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut.

 

Top Channel