Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë, shpëton mrekullisht familja, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje 10 mijë metra katrorë tokë buzë detit në Sarandë duhet të ishin pronë shtetërore por dyshohet se u tjetërsuan dhe u kthyen në kantier ndërtimi.
Nisur nga ky fakt Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimin në finalizim të të cilit u lëshuan 10 urdhër-arreste për zyrtarë të bashkisë, Kadastrës dhe biznesmenë që kishin ndarë mes tyre tokën shtetërore.
I dyshuar për shpërdorim detyre e tjetërsim pronash u arrestua Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj. I përfshirë në këtë skemë tjetërsimi ishte edhe noteri Aleko Anagnostini cili po ashtu është arrestuar. Hetimet zbuluan se toka shtetërore e pozicionuar buzë detit në zonën e quajtur kanali i Çukës në Ksamil nëpërmjet falsifikimit të dokumentave u nda në persona të tjerë të cilët më pas e shfrytëzuan për ndërtim.
Burime për Top Channel thanë se përveç zyrtarëve nën hetim janë edhe personat që kanë përfituar nga ky tjetërsim pronash. Policia ka ekzekutuar 5 urdhër-arreste ndërsa 5 persona të tjerë janë në kërkim.
Edhe në mars të këtij viti Policia e Sarandës ka vënë në pranga katër zyrtarë e ish-zyrtarë pasi u zbulua se kishin legalizuar disa objekteve pa leje në qytetin e Sarandës. Arrestimi erdhi pas një kallëzimit penal nga Drejtoria e Anti-korrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar 10 persona u vunë para drejtësisë si të dyshuar për tjetërsim të pronave në bregdetin e Dhërmiut dhe Himarës. Operacione të ngjashme janë kryer edhe në Lezhë ku janë hetuar tjetërsime të pronave në Shëngjin.
Top Channel