Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një punonjës policie ka aksidentuar një grua.

Mësojet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05, ku polici me iniciale E. Sh., duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.
Si pasojë e aksidentit është lënduar pasagjeri në motomjet K.M.,(punonjës policie), ndërsa dy të lënduarit ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel