Njëqind padi për krime lufte u dorëzuan pranë Policisë së Kosovës nga ana e Shoqatës “Krimet e Luftës Gjakova ‘98 – ’99”.

Provat e mbledhura për vrasjet e masakrat në Komunën e Gjakovës, bashkë me emrat e të dyshuarve tash janë në institucionet e drejtësisë e pritet të merren veprime.

Kjo shoqatë po mbledhë prova edhe dëshmi të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Këtë të martë në departamentin e hetimeve në Polici u dorëzua kontingjenti i fundit i padive për vrasje, megjithatë, nga kjo shoqatë paralajmërojnë edhe kallëzime të tjera penale për periudhën e luftës.

Deri më tani Shoqata “Krimet e Luftës Gjakova ’98 – ‘99”, ka dorëzuar në Polici e Prokurori Speciale mijëra padi me prova të shumta për krimet e kryera në komunën e Gjakovës.

 

 

Top Channel