Vëllai i tij akuzohet për vrasje, çfarë shkruan Buta në rrjete sociale

30/05/2022 14:04

Reperi Buta është shndërruar në një prej emrave më të komentuar gjatë ditëve të fundit.

Kjo ndodhi pasi vëllai i tij, Qëndrim Januzaj u raportua se u përfshi në një vrasje e cila sipas dosjes zyrtare të prokurorisë, ndodhi në shenjë hakmarrje për vëllanë e tij [Butën], pasi këtij i ishte djegur makina nga viktima me inicialet G.H.

Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj, ka reaguar për herë të parë mbi rastin në fjalë, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

 “I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po mundem t’jua kthej të gjithëve. E mediave, portaleve edhe ‘gazetarëve’ duhet me ju ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njollosje që mezi presin me i shpifë për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja, e nuk ndikohen aq sa doni ju”, ka shkruar Buta në InstaStory.

Top Channel