Reshjet e breshërit që përfshinë këtë të diel Korçën kanë dëmtuar të mbjellat.

Në Maliq, breshëri dëmtoi të mbjellat, kryesisht vreshtarinë dhe drufrutorët ndërsa era e fortë rrezoi një pemë në aksin Korçë-Pogradec duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në “Ti Raporton” qytetarët kanë dërguar pamjet e të mbjellave të mbuluara nga breshëri ndërsa dëmet janë të pallogaritshme.

Si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë, disa fshatra të qytetit juglindor mbetën pa energji elektrike.

Breshëri dhe reshjet e shiut pasuan disa ditë me nxehtësi të pazakontë për muajin e fundit të pranverës, majin ku temperaturat shkuan deri në 35 gradë Celcius.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel