Shkolla me katër nxënës/ Tre vëllezër dhe një motër, të vetmit që mësojnë në Goden të Gjakovës

29/05/2022 19:57

Kohën e pushimit mes orëve, e kalojnë së bashku katër nxënësit e shkollës “Malush Stavileci” në Goden të Gjakovës.

Që prej kohësh, tre vëllezërit dhe motra e tyre janë të vetmit nxënës në ketë shkollë. Përpos aktiviteteve, edhe mësimin, edhe orët mësimore, i mbajnë së bashku disa prej tyre.

Ata janë të ndarë në dy klasë, në njërën mësimdhënësja Lindita Rudi ligjëron për klasën e tetë dhe të gjashtë.

Ndërkaq, anash saj, në klasën tjetër, mësimdhënësi Teki Dervishaj ligjëron për një nxënës në klasën e katërt.

Kjo shkollë ka status të veçantë për shkak të lokacionit e disa specifikave të tjera. Ndër vite, shkolla Malush Stavileci kishte pasur deri në 130 nxënës, prej të cilëve edhe nga Shqipëria.

 

 

 

 

 

Top Channel