Në liqenin e Ohrit peshkimi i paligjshëm vazhdon të jetë shqetësim. 

Një muaj më parë Ministria e Bujqësisë urdhëroi ndalimin e peshkimit për peshkun e krapit, klenit dhe sardeles të cilët kanë sezonin e riprodhimit por peshkatarë të paligjshëm vazhdojnë të hedhin rrjetat në liqen edhe pse kjo kërcënon shtimin e tyre.

Duke përfituar nga fakti se në këtë periudhë lejohet kapja e koranit dhe belushkës, dy speciet më të njohura të këtij liqeni peshkatarët e paligjshëm hyjnë në liqen për të hedhur rrjetat një sasi e të cilave janë kapur gjatë kontrolleve nga grupet e monitorimit

Peshkatarët e licencuar janë ata të cilët ndiejnë pasojat e konkurrencës së pandershme por ky fenomen sipas tyre ndodh edhe për shkak të pamundësive financiare dhe nevojës për të siguruar sadopak të ardhura.

Në liqenin e Ohrit ushtrojnë aktivitetin 220 peshkatarë të licencuar ndërsa edhe pse nuk ka një shifër të saktë specialistët thonë se ka gjasa që po kaq peshkatarë të jenë të paligjshëm

Top Channel