LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin Njësoj si në sektorë të tjerë, edhe në plazhet e vendit mungojë punonjësit.
Gjatë një vëzhgimi që Top Channel bëri përgjatë vijës bregdetare të bashkisë Vlorë, konstatoi se mungojnë rojet e plazhit në këtë prag sezoni
Përgjatë Lungomares qytetarët shprehen se nuk ka vrojtues plazhi, të domosdoshëm sipas tyre sidomos për fëmijët dhe moshat e treta.
Trajneria e vrojtuesve të plazhit Leneda Kamberaj shprehet se mungojnë të rinjtë që duan të bëjnë këtë punë.
Ndërkohë që ka shumë kërkesa nga pronarët e plazheve të cilët kërkojnë vëzhgues të domosdoshëm për të marre leje për të ushtruar aktivitet në plazh
Nga 170 plazhe që ndodhen në Bashkinë e Vlorës, këtë vit janë trajnuar vetëm 20 persona dhe këta janë pronarë plazhesh që nuk kanë gjetur punonjës.
Çdo vit në plazhet e vendit gjatë sezonit veror regjistrohen raste kur pushuesit humbin jetën në det, pikërisht se mungojnë rojet e plazhit.
Top Channel