Garat e “Tiranathlon”/ Ngjarja sportive ndërkombëtare në not, vrap dhe pedalim

29/05/2022 17:52

Këtë te diel u mbajt një tjetër aktivitet sportiv në kryeqytet, Tiranathlon, një garë që përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap.

Dy disiplinat e para që përfshijnë 1.5 km not dhe 10 km vrap u mbajtën në parkun e Farkës, ndërsa 40 km çiklizëm u zhvilluan në disa rrugë të kryeqytetit, për të përfunduar në Farkë.

Për këtë arsye u desh që për disa orë në Tiranë të kishte devijim të përkohshëm të qarkullimit, por deri në orën 12:00 çdo rrugë u lirua dhe u bë e aksesueshme nga qytetarët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana sot po kthehet në shembull të eventeve të përmasave europiane.

Në këtë edicion të dytë të Tiranathlon morën pjesë qindra sportistë nga 14 shtete të ndryshme, mes tyre dhe atletë nga Ukraina. Garuesit e tre vendeve të para u shpërblyen me nga 300-500 dhe 800 euro.

Për Veliajn mesazhi i kësaj gare është: “Bashkimi bën fuqinë!”

Tiranathlon është një organizim i përbashkët i Bashkisë së Tiranës me Ambasadën e Greqisë në Tiranë, e cila me këtë aktivitet mbylli dhe Javën Greke në kryeqytet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA