Në fshatin Valikardhë të Bulqizës, godinat e shtëpive janë të reja, por në to qëndrojnë banorë të vjetër.

Të rinjtë që largohen për të vazhduar studimet në Tiranë, vendosin që të mos kthehen më në fshat. Ndërsa ata që nuk kanë një arsim të lartë, e ngrenë jetën shumë larg Shqipërisë.

Ikin në Itali ose Angli, nuk ka më të rinj”, thotë bari Kika.

Por, në Valikardhë ne gjetëm edhe banorët bensikë. Bari Kika, pasi punoi 20 vite në Greqi në sektorin e ndërtimit , u kthye në fshat për tu marrë me punë e bujqësisë.

“Lekët që bëra në Greqi, i investova këtu në Shqipëri në blegtori.”

Bariu mendoi se mbarështrimi i bagëtisë së imët në Valikardhë ishte zgjedhja e duhur.

“Kam rreth 600 kokë dhi të vogla dhe të mëdha me këto mundohem të jetoj. Mu duk se blegtoria është më e lehtë për të bërë lek, jo nuk qenka ashtu”.

Por tkurrja e popullisë e bën edhe më të vështirë gjetjen e tregut të qumështit dhe mishit të dhisë.

“Dhe shitja është pak e vështirë nuk është shumë e lehtë, edhe dimri po ashtu sepse ushqimi është shumë i shtrenjtë. ka shkuar misri 60 mijë lek kuintali nga 30 që ishte. Qumështin e kemi shit 500 ani e shesim 600 lek, nuk ia vlen më këtë çmim.”

Ish-emigranti që u kthye në fermer thotë se mungesa e tregut ka bërë që në fshatin Valikardhë të përfundojë me një stallë të vetme.

“Me blegtori vetëm unë merrem dhe jam bërë shumë pishman se nuk i leverdis. Ndonjëherë mendohem që t’i shes, ndonjëherë mendohem që t’ia dal.”

Bariu thotë se tregu më i mirë për prodhimet e fermës së tij është Tirana. Por që qumështi ose djathi të vijë deri në kryeqytet ai ka nevojë për investim.

“Kam nevojë që të bëj ndonjë mino baxho që ta kem më të lehtë për shitje”.

Bariu nuk ka mjaftueshëm para për të ngritur i vetëm baxhon që do ta  shpëtonte nga falimenti, për këtë arsye ai thotë se shpresa e vetme është mbështetja që mund t’i japë Ministria e Bujqësisë nga skema IPARD.

Top Channel