Merr fund arratia për 49-vjeçari nga Kuçova Petrit Tabaku, i shpallur në kërkim që prej vitit 200 pasi është dënuar me 14 vjet burgim për vrasje.

Mësohet se ai është lokalizuar në Turqi dhe është kapur me ndihëm e policisë së kësaj të fundit.

Ai u kap teksa po tentonte të futej në Turqi, me dokumente të falsifikuara.

49-vjeçari Petro Tane (Petrit Tabaku), ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.  Në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi.

Top Channel