Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku dy të mitur të moshave 11 dhe 13 vjeç janë mbytur duke u larë.

Policia njofton se trupat nuk janë nxjerrë akoma dhe drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e dy të miturve.

Bëhet me dije në liqen janë futur për tu larë një grup fëmijësh, ku katër kanë dalë nga uji ndërsa dy prej tyre mungonin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA