Pallati në Vlorë rrezikon shembjen! 40 familje braktisin shtëpitë, në 2009 u gërmua kati i parë për lokal

27/05/2022 15:15

Ndërhyrjet në katin e parë të një pallati në Vlorë, në vitin 2009, e kanë çuar ndërtesën drejt degradimit.

40 familje në lagjen 24 të qytetit duhet të braktisin banesat pasi pallati rrezikon shembjen. Ata kërkojnë qartësi për situatën dhe garanci se do të strehohen.

Emergjencat civile të qarkut të Vlorës, kanë kërkuar largimin e banorëve, ndërsa në mbledhjen e këshillit bashkiak të së enjtes është miratuar fondi i bonusit të qerasë. Ekspertë të Institutit të Ndërtimit do të përcaktojnë fatin e objektit.

Top Channel