Turisti Francez i cili mbrëmjen e djeshme u deklarua i humbur nga një koleg i tij, gjate orëve të natës kishte mundur të shpëtonte vetë pas 16 orësh i humbur , dhe të dilte nga zona që kishte dhënë njoftimin .

Policia e Orikumit ka bërë kontrolle gjatë gjithë natës në koordinatat që kishin marrë se ndodhej qytetari francez por nuk kishte gjet asnjë shenjë.

Duke parë që nuk kishte asnjë mundësi informacioni pasi nuk kishte valë në ate zonë që ndodhej francezi që deri më tani nuk bëhet e ditur mosha dhe emri, ka mundur që të dalë vetë në zonën e Llogorasë gjatë natës.

Policia e Orikumit dhe ADZM kishin vetëm koordinatat se ku mund të ndodhej.

Pak ditë më parë disa turistë të tjerë humbën rrugën duke kërkuar dhe ndërhyrje nga ajri për t i shpëtuar.

Rastet kur turistët e huaj kanë humbur rrugën janë te shumta në këtë zonë, madje disa prej tyre kanë qëndruar edhe me dite në pyllin e Llogorasë, ku kanë qenë te rrezikuar dhe nga kafshët e egra sic ishte rasti i një gruaje që kaloi natën pranë një vendi ku kamerat kurth kapën pamjet e një tufe me ujq.

Top Channel