“Fisnikët” dhe grupi Lynx Koncert sonte në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Tirana nuk ndalet

27/05/2022 19:50

E premtja në Tiranë do të jetë e mbushur me plot aktivitete kulturore.

Ditën e sotme në orën 21:45 grupi i njohur nga Kosova “Fisnikët” pritet të mbushë sheshin “Skënderbej” me dashamirës të muzikës së rrokut.

Lajmin e bukur e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj në rrjete sociale. “Tirana nuk ndalet”, shkruan ai.

Më herët, në shesh do të performojë grupi “Lynx”.

Për ata që janë më të rinj, tek Reja do të sjellë hitet më të mira këngëtarja Kejsi me bandën e saj, ndërsa për të apasionuarit pas muzikës elektronike, do të kenë mundësi të shijojnë muzikën e Dj. Sec.

Top Channel